Policia kthen në Shqipëri 26 lëmoshkërkues

11 maj 2018 | 22:13

Policia e Kosovës (PK), me anë të një njoftimi për media, ka bërë të ditur se pas disa ankesave të qytetarëve dhe bizneseve kundër lypsarëve të bezdisshëm që frekuentonin rrugët dhe sheshet e qytetit të Prizrenit, sot ka marrë një plan veprimi.

Policia njofton se ky plan është shtrirë në rrugën “Mon Karavidaj” dhe “Meleq Begu” duke vazhduar dhe në Shatërvan e gjetiu. “Në këtë plan kanë qenë të përfshirë: Sektori i hetimeve; zyrtarë patrullues, Zyra për Migrim dhe Gjykata themelore. Janë shoqëruar për në stacion policor tridhjetedy persona. Njëzetegjashtë prej tyre janë kthyer në Shqipëri për shkak të mungesës së dokumentacionit për qëndrim legal në Prizren. Në mesin e tyre është identifikuar edhe një i dyshuar i cili po kërkohej nga policia për një rast të vjedhjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Afërdita Maliqi,…