Finalja shkon në vazhdime

11 korrik 2021 | 22:58

Koha e rregullt e ndeshjes finale të “Euro 2020” është mbyllur me rezultat 1-1.

Kampionia e re e Evropës do të vendoset në vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta ose në penallti.

Të parët në epërsi kaluan anglezët në minutën e dytë, nëpërmjet mbrojtësit Luke Shaw. Italia nuk u dorëzua në asnjë qastë dhe kërkoi barazimin të cilin e arriti në minutën e 67-të, kur Leonardo Bonucci arriti të shfrytëzoi një tollovi në mbrojtjen e Anglisë dhe shënoi nga afërsia për 1-1.

Siç dihet Anglia është në kërkim të titullit të parë evropian dhe të parit në një turne të madhe që 55 vjet. Ndërsa Italia e kërkon titullin e dytë evropian Anglia e mundi Danimarkën në gjysmëfinale, ndërsa Italia Spanjën.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zgjedhur ta shoh ndjeshjen…