Kosnett zotohet për vazhdimin e mbështetjes për Gjykatën Kushtetuese

12 korrik 2021 | 12:16

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka -Nimani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Philip S. Kosnett, të cilin e ka njoftuar me punën e deritanishme të gjykatës, si dhe me prioritetet e saj gjatë mandatit tre vjeçar në krye të këtij institucioni.

Në njoftimin për medie të gjykatës është thënë se Kosnett është zotuar për vazhdimin e mbështetjes për Gjykatën Kushtetuese.

“Ajo shprehu mirënjohjen për përkrahjen që Qeveria amerikane i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet projekteve të ndryshme për konsolidimin e saj institucional që nga themelimi dhe theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen. Pasi që i uroi suksese znj. Caka – Nimani në detyrën e Kryetares së Gjykatës, ambasadori Kosnett u zotua për vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Kushtetuese dhe për institucionet e tjera në vend, me qëllim të forcimit të gjyqësisë së pavarur dhe sundimit të së drejtës në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Kushtetueses.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 19…