Ramosi: PSG-ja e etur për Ligën e Kampionëve

12 korrik 2021 | 12:24

Sergio Ramos sezonin tjetër do të luajë sërish në Ligën e Kampionëve, por me një fanellë krejtësisht tjetër.

Do të jetë habitëse ta shohësh në fushë një lider si Ramos me fanellë tjetër, por ashtu do të ndodhë, ai është larguar nga Real Madridi për t’u transferuar te Paris Saint Germaini.

Ai shpreson ta ndihmojë Parisin që të triumfojë në Ligën e Kampionëve, në garën, sipas të cilit, PSG-ja është shumë afër që t’i dalë në krye.

“Ajo që vura re më shumë në lidhje me këtë klub është forca e tij. Etja për fitore që kanë lojtarët. Ata duan të vijnë në një klub si ky. Ata kanë luajtur tashmë në finalen e Ligës së Kampionëve. Janë shumë afër që të fitojnë atë dhe kjo është diçka që më tërheq. Mund të jetë një martesë e përsosur. Nëse mund të kontribuoj në të, kjo do të ishte e mrekullueshme për mua. Është një ëndërr të mendosh për të fituar Ligën time të pestë të Kampionëve dhe të parën për klubin tonë”, ka thënë Ramosi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, ka…