Mançini: Italia e meritoi fitoren, Donnarumman është më i miri në botë

12 korrik 2021 | 12:36

Italia  në “Wembley” mposhti Anglinë pas goditjeve të 11-metërshave duke fituar për herë të dytë në histori një kampionat evropian dhe trajneri Roberto Mançini i ka meritat më të mëdha për këtë sukses. Ai ka thënë se skuadra përfaqësuese e Italisë e ka merituar fitoren.

“E merituam fitoren. Goli i tyre na krijoi probleme në 15 minutat e para. Ishte zhgënjyese të arrinim te penalltitë dhe të vuanim kaq shumë. Jemi të lumtur për të gjithë italianët brenda dhe jashtë vendit. Akoma nuk e kuptojmë se çfarë kemi bërë, është gëzim i madh. Kemi bërë diçka të pabesueshme. Ishin 50 ditë të vështira, por kaluam mirë së bashku, pa probleme të mëdha, veçanërisht në marrëdhënien e djemve në këto ditë. Ata janë të gjithë djem të mirë dhe kanë krijuar diçka të pandashme për të ardhmen”, ka deklaruar Mançini.

Trajneri italian nuk kishte sesi të mos vlerësonte portierin Donnarumman për paraqitjen në finale dhe jo vetëm, ndërkohë që theksoi se fati i detyrohej diçka dhe e mori shpërblimin në finalen ndaj Anglisë.

“Luajta me ekipin më të mirë të 21-vjeçarëve të Italisë në ‘Wembley’  madje humba penallti dhe nuk fituam. Mendoj se fati më detyrohej diçka. Të kesh Donnarumman në skuadër është fat i madh, ai është më i miri në botë. Lajm i mirë që është njëri mes nesh. Përqafimi me Viallin? Jemi miq prej një jete. Kemi bërë diçka që askush nuk e kishte bërë më parë. Evropiani i fundit ishte fituar në vitin 1968 dhe ne e sollëm Kupën në Itali, e pabesueshme. Pastaj, u ngazëllyem edhe se tashmë jemi plakur”, ka shtuar Mançini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fansat e Kylie Jenner  kanë disa ditë që dyshojnë se…