![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/Betim-Gjoshi.jpg)
Gjoshi: E vërteta e Simmonsit po i dhemb Albin Kurtit
12 korrik 2021
| 14:31
Sekretari Elektoral i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar raportimin e sotshëm para deputetëve të ish-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmos.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Simmons ka folur edhe përkundër heshtjes së vazhdueshme dhe refuzimit të Albin Kurtit për ta dëgjuar.
“Malcolm Simmos, kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, foli. Simmons foli edhe përkundër heshtjes së vazhdueshme dhe refuzimit të Albin Kurtit për ta dëgjuar. E vërteta po i dhemb Albin Kurtit, njeriu që dikur ia rrotullonte makinat EULEX-it. Gjithçka që Albin Kurti ka bërë kundër EULEX-it ka qenë vetëm një shtihim i neveritshëm”, ka shkruar ai.