Pesë raste të reja me Covid dhe gjashtë të shëruar në Kosovë

12 korrik 2021 | 14:59

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga Covid-19.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë janë regjistruar edhe 5  raste të reja të infektuara me këtë virus.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 361 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260 955 doza të vaksinës. Deri më sot 67 578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 463. Në total numri i rasteve aktive është 132”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Besar Halimi ka…