Rreth 900 qytetarë të Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes

12 korrik 2021 | 15:25

Mbi 800 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë pas dyshimeve se mund të jenë helmuar nga uji.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj në një konferencë për media.

Ai ka thënë se 884 qytetarë nga dita e shtunë e javës së kaluar e deri të hënën kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF.

Me këtë rast, Ramosaj ka thënë se kanë marrë vendimin që uji të mos përdoret më.

Ndërsa, sipas tij, rezultatet kanë treguar se kimikisht nuk ka probleme nga uji, por që po i presin edhe analizat biologjike.

“Ne kemi marrë vendim që uji të mos përdoret. Kemi ftuar prokurorinë, hetuesit, policinë e shtetit, IKShPK-në, kompaninë ‘Hidrodrini’ të cilët janë duke e kryet punën që të kemi një ekspertizë të saktë”, ka thënë ai.

Më tutje, Ramosaj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që po raportohen probleme të tilla.

Ai është shprehur se është hera e dytë që po ndodh një gjë e tillë dhe se kjo bënë që ata të kenë dyshime që këto probleme mund të jenë të qëllimshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona dyshohen se janë lënduar në aksidentit që ka…