Haradinaj viziton pacientët e helmuar në Deçan: Vepër e shëmtuar

12 korrik 2021 | 18:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar pacientët e helmuar në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan.

Ai ka thënë se nga kryetari Bashkim Ramosaj është informuar se me këtë çëshjte për një ekspertizë të saktë janë ftuar edhe policia, prokuroria, IKShPK-ja dhe “Hidrodrini”.

Haradinaj ka thënë se nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, “shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë”.

“Në QKMF ‘Adem Ukëhaxhaj’ në Deçan, për vizitë të qytetarëve të prekur nga simptomat e helmimit. Mjekë, infermierë e teknikë në nivel të lartë të detyrës, në ndihmë të qytetarëve. Për fat të mirë, numri i pacientëve ka rënë. Siç u informova nga kryetari Bashkim Ramosaj, për të hetuar këtë rast dhe për një ekspertizë të saktë, janë ftuar edhe policia, prokuroria, IKShPK dhe ‘Hidrodrini’. Nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  ​​​​Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons,…