![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/photo_2021-07-08-15.56.54_large-e1626087139228-780x439-1-696x392-1.jpeg)
Ja se si mund ta kontrolloni nëse celulari juaj është i papërshkueshëm nga uji
Nëse keni dyshuar ndonjëherë në rezistencën ndaj ujit të telefonit tuaj inteligjentë ose për ndonjë arsye keni dashur ta kontrolloni, ekziston mundësia ta bëni – dhe atë pa pasur nevojë as edhe për një pikë uji.
Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, aplikacioni falas për Testuesin e Rezistencës ndaj Ujit, i cili mund të shkarkohet nga Google Play Store.
Ai teston zbatueshmërinë e plotë të certifikatës IP67/IP68 (e cila garanton rezistencë ndaj ujit) duke përdorur një barometër në vetë telefonin. Dhe aplikacioni është i lehtë për t’u përdorur. E vetmja gjë që ju duhet për të provuar është të shtypni ekranin me dy gishta pak më fort dhe së shpejti do të shihni një rezultat pozitiv ose negativ, i cili, duke gjykuar nga vlerësimet në Play Store dhe Reddit, është mjaft i besueshëm./lexo.al/