De Paul përforcon Atleticon

13 korrik 2021 | 13:50

Vetëm pak ditë pas rinovimit të kontratës, trajneri Diego Simeone merr një tjetër dhuratë nga drejtuesit e Atleticos së Madridit. Bëhet fjalë për mesfushorin argjentinas Rodrigo De Paul, që është prezantuar zyrtarisht si blerja më e re e “Los Colchoneros”.

Këta të fundit arritën pak ditë më parë marrëveshjen me Udinesen, për shifrën e 35 milionë eurove, plus 5 të tjera në formë bonusi.

Fantazisti argjentinas e nisi karrierën te Rasing dhe u transferua fillimisht te Valencia në 2014-ën, por pa arritur të lërë gjurmë. Verën e 2016-ës iu bashkua Udineses në Serinë A dhe nga sezoni në sezon, e rriti ndjeshëm nivelin e performancës në fushë, duke u bërë objekt dëshirash për shumë klube.

Tani De Paul do të provojë të shndërrohet në një lider edhe në formacionin e Atleticos së Madridit, ndërsa Simeone ka në dispozicion një mesfushor ashtu siç i pëlqen, luftarak dhe me shumë cilësi teknike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas situatës në Deçan ku…