Helmimet në Deçan, Ramadani: Rezultatet laboratorike për momentin s’tregojnë për helmime nga uji

13 korrik 2021 | 14:06

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka deklaruar se deri tani analizat laboratorike nuk tregojnë se qytetarët e Deçanit mund të jenë të helmuar nga uji.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se IKShPK-ja po monitorohen edhe pistat e tjera të mundshme.

“Rezultatet laboratorike që kanë dalë sot flasin për momentin se nuk kemi asnjë pistë të helmimit hidrik. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka infeksione hidrike. Por, kjo do të dal pas analizave permanente si të ujit ashtu edhe të analizave të pacientëve. Do të informohemi me kohë”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joao Mario ka kaluar në një transferim të lirë në…