Helmimet në Deçan, Haradinaj: Reagimi i institucioneve qendrore i vonuar

13 korrik 2021 | 14:16

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, e ka vlerësuar si të vonuar reagimin e institucioneve qendrore ndaj situatës së krijuar në Deçan, pas dyshimeve për helmim të qindra qytetarëve nga uji i pijes.

Ai ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë në përpikëri shkakun e këtij helmimi masiv.

“Gjatë gjithë kohës isha në kontakt me Kryetarin e Komunës së Deçanit dhe institucionet relevante, për t’u informuar mbi gjendjen e krijuar tash e sa ditë në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes. Reagimi i institucioneve qendrore, është vonuar, dhe si pasojë sot Deçani ka shpallë gjendje emergjente.  Ftoj prokurorinë/hetuesinë dhe të gjitha kapacitetet tjera shtetërore që të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv.  Qytetarëve të prekur u dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me…