Ky është numri i të vaksinuarve kundër Covidit gjatë 24 orëve të fundit

13 korrik 2021 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar kundër Covidit 6 mijë e 503 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë  6 503 doza të vaksinës kundër Covid-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270 641 doza të vaksinës. Deri më sot 72 476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…