Vuçiqi tregon se çfarë planifikon të diskutojë me Kurtin në takimin e radhës

13 korrik 2021 | 16:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se beson se dialogu me Kosovën do të vazhdojë në nivelin më të lartë në Bruksel gjatë gjysmës së dytë të korrikut.

Ai ka thënë se në takimin e radhës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do ta shtrojë për diskutim edhe çështjen e serbes së kthyer në Kosovë, Dragica Gashiq.

“Kjo çështje nuk është e vetmja, por është një paradigmë sepse i shqetëson ata si simbol i kthimit të serbëve në shtëpitë e tyre. Ne në Kosovë nuk kemi pasur pushtet’ de facto’ që nga viti 1999 dhe nuk kemi asgjë që kur ata e shpallën pavarësinë në vitin 2008, por ne po luftojmë”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak ditësh në Tiranë u zhvillua "Miss Universe Albania&Kosova"…