“Na kpute shpirtin o Arbnor”, shoku i 25-vjeçarit që u vra sot në Viti kujton bisedën e fundit me të

13 korrik 2021 | 19:37

Gazeta Sinjali sot raportoi për plagosjen me armë zjarri të tre personave në Viti, njëri prej të cilëve nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

I riu që vdiq është Arbnor Rama, 25-vjeçar, i cili jetonte në Zvicër nga viti 2019 dhe kishte ardhur për pushim në Kosovë.

Pas vdekjes së tij familjarët e miqtë kanë shkruar fjalë prekëse për humbjen e Arbnorit.

Një familjare e tij ka shkruar në Facebook: “Na kpute shpirtin o Arbnor. Zoti te shperbleft ne xhenet o djali halles tem.”

Ndërsa një mik i të ndjerit ka kujtuar bisedën e fundit me të.

“Te #Shtunen e kishem biseden e fundit, me urove ditlindjen e #Djalit, dhe me the qe per diten e #Diell dot shkojsh ti vizitojsh varrezat e Dëshmorëve ..Ky ishte biseda jon e fundit, dhe dot ngelet ne mendjen time shum gjat ..Zoti ka nevoj për njerz te mir , andaj pusho i qet vllaj. Ngushllime Familjes #Rama”.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Përveç Ramës, nga ky rast janë plagosur edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore, në Spitalin e Gjilanit.

I dyshuari për vrasjen e tij është prangosur nga Policia e Kosovës dhe i njëjti, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Të arrestuarit, prokuroria ka bërë të ditur se i është sekuestruar një revole dhe një armë e gjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…