Politikani serb u kërkon qytetarëve të mos i bëjnë pushimet në Shqipëri, arsyeja përtej imagjinatës

14 korrik 2021 | 14:41

Politikani dhe biznesmeni serb, Dragan Markoviq u ka bërë apel qytetarëve të Serbisë që të mos shkojnë në Shqipëri për pushime verore për disa arsye që ai i imagjinon si realitet.

Ai e ka lidhur këtë edhe me marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën.

“Unë kërkoj që serbët të mos shkojnë në Shqipëri për pushime verore. Shqipëria është fajtorja dhe nxitësja e gjithçkaje që shqiptarët e Kosovës u bënë serbëve në Kosovë. Nuk mund ta kuptoj dikë që thotë ‘jam mirë në Shqipëri’”, ka thënë Markoviqi.

Ai u ka thënë serbëve se nuk duhet të shkojnë për pushime në Shqipëri vetëm për shkak se “Coca-Cola” kushton më lirë.

“Ne nuk duhet ta ndërrojmë përjetimin e krimeve të kryera kundër serbëve në sajë të shtetit të Shqipërisë me një ‘Coca-Cola’ 5 për qind më të lirë krahasuar me destinacionet e tjera”, ka thënë Markoviqi, i cili është edhe biznesmen. /GE/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piratët ilegal të Kontentit në Kosovë vazhdojnë të mbeten çështje…