Myftiu Tërnava viziton Konjufcën

14 korrik 2021 | 16:23

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.

Ky i fundit e ka përgëzuar Konjufcën për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim e mbështetje.

Konjufca e ka falënderuar myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke vlerësuar sidomos kontributin e tij dhe të BIK-ut në parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës i prirë…