Rrëfeu se e kishin përdhunuar e trafikuar, aktorja e njohur përkrah të bukurën e Kosovës: Një femër si ajo i duhet shtetit

15 korrik 2021 | 15:03

Miss Universe Albania & Kosovo u finalizua para pak ditësh me 2 fituese. Ina Dajçi rrëmbeu kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, ndërsa

Pak ditë më parë, Tuti Sejdiu, u zgjodh si vajza më e bukur e Kosovës në eventin “Miss Unverse”. Pasi rrëmbeu kurorën si më e bukura, ajo ka bërë një rrëfim tronditës për jetën e saj private.

Ajo ka rrëfyer se kur ka qenë 13 vjeçe është përdhunuar e trafikuar nga disa persona të ndryshëm në Kosovë e Serbi. Në një intervistë, Tuti u shpreh se kururën ia ka kushtuar familjes së saj, për një arsye mjaft rrëqethëse.

“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, tregoi Tuti.

Të shumtë kanë qenë ata që janë prekur dhe shokuar nga ky rrëfim, ndër ta dhe Adriana Matoshi, e cila publikoi një fotografi me bukuroshen Sejdiu në InstaStory, krahas së cilës dha një mesazh dhe mbështetje për Miss-in.

“Tuti Sejdiu, një çikë e fortë që vendosi me shpalosë historinë e saj në momentin që fitoi titullin e më të bukurës në ‘Miss Universe Kosova’! Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, po prurja e drejtësisë në vend! Ajo tani është në duar të sigurta dhe me njerëzit që punojnë për të çuar në vend amanetin e saj! Një femër si ajo i duhet shtetit! E fortë, e bukur dhe shumë motivuese”, ka shkruar Adriana.

Rrëfeu se e kishin përdhunuar e trafikuar, aktorja e njohur

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 33 njerëz kanë humbur jetën dhe disa të…