Thaçi: Qëndresa heroike e Nebih dhe Tahir Mehës do të kujtohet gjithmonë

13 maj 2018 | 11:47

Presidenti, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot rezistencën e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz dhe përvjetorin e 37-të të rënies së tyre.

“Rezistenca e armatosur e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithëpopullore që kishin nisur anembanë Kosovës në vitet e ’80-ta, hapi një kapitull të ri”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Presidenti ka theksuar se sot, u bënë 37 vjet nga rënia e tyre, në mbrojtje të familjes dhe kauzës shqiptare.

“Qëndresa heroike e Nebih dhe Tahir Mehës do të kujtohet gjithmonë. Vetëdija historike, duke kujtuar dhe nderuar përherë heroizmin e vajzave dhe djemve tanë, ishte udhërrëfyese e pagabueshme për realizimin e synimeve shekullore, lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar Tahir dhe Nebih…