11 raste të reja me Covid në Kosovë

16 korrik 2021 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur vetëm 11 raste të reja me Covid.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 17 persona nga Covidi.

Më tutje, MSh-ja ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar kundër Covidit mbi 11 500 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11 546 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305 991 doza të vaksinës. Deri më sot 88 961 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 366 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 531. Në total numri i rasteve aktive është 99”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi është pensionuar nga përfaqësuesja e Zvicrës.…