Berisha largohet nga Western United
18 korrik 2021
| 13:33
Sulmuesi Besart Berisha i ka dhënë fund aventurës me klubin australian, Western United.
Përmes një postimi në “Instagram”, 35-vjeçari njoftoi se pas dy sezoneve do të largohet nga ky klub.
Faleminderit klubit të futbollit Western United, tifozëve dhe stafit për ato 2 sezone të mahnitshme! Ishte një kënaqësi për të luajtur dhe shënuar gola për ju! Dua të falënderoj shumë shokët e ekipit, ishte mirë të luaja së bashku me ju”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.
Në 48 ndeshjet e zhvilluara për Western United, Berisha ka luajtur në 48 ndeshje duke realizuar 26 gola dhe duke bërë tri asistime.
View this post on Instagram