Ky është çmimi i biletave për ndeshjen Prishtina – Connah’s Quay

18 korrik 2021 | 15:06

FC Prishtina zhvillon të martën ndeshjen e radhës në kuadër të Conference League.

Skuadra e Prishtinës do të përballet me kampionen e Uellsit, Connah’s Quay Nomads nga ora 18:00. Kjo përballje luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar ditur se kjo ndeshje do të luhet me numër të limituar të tifozëve dhe kanë bërë të ditur çmimin e biletave.

Një biletë në tribunat Jugore dhe Veriore do të kushtojë tri euro, në tribunën Lindore bileta do të jetë pesë euro ndërsa në atë Perëndimore çmimi është 10 euro.

Skuadra e Prishtinës synon të marrë rezultat pozitiv me ndihmën e tifozëve në stadium.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë…