23 vjet nga rënia e dëshmorit Nazmi Muzlijaj

18 korrik 2021 | 14:11

Sot janë bërë 23 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Nazmi Muzlijaj dhe 36 dëshmorëve të tjerë.

Me këtë rast, miku i Nazmi Muzlijajt,  Shefqet Gjocaj, ka thënë se kujtimi për të nuk do të zbehët asnjëherë.

“23 vjet pa ty, Naz! 18 korriku i vitit 1998, do te mbetët përherë datë që do ta kujtojë me emocione të përziera: dhimbje dhe pikëllim i madh pasi ti Naz, bashkë me 36 luftëtarë tjerë të lirisë, re në një pritë të armikut, afër kufirit shqiptaro-shqiptarë, në Padesh (te Rrasa e Zogut), por edhe krenari dhe mall për mikun më të mirë – dëshmor i lirisë! Vitet kalojnë dhe ne, vdekatarët e zakonshëm, që i gëzojmë frytet e luftës dhe sakrificës suaj, ende nuk kemi bërë sa duhet për ju dhe për veten tonë, për ta kapitalizuar lirinë.

Por për një gjë te jesh i sigurt Naz, kujtimi për ty dhe shëmbëlltyrën tënde, nuk zbehet kurrë. Dhe që unë, sa të kem frymë ne këtë botë, nuk do reshti së angazhuari për atë që ju e sakrifikuat gjënë më të shtrenjtë. E di qe ti tani ndodhësh në mes yjeve dhe çdo herë me shoqëron buzëqeshja e jote aq e çiltër, ajo buzëqeshje që për të fundit herë e pash në fund qershorin ‘98, kur ti po përgatiteshe për rrugën nga e cila nuk u ktheve më. Buzëqesh dhe prehu i qetë, Miku im! Lavdi e përjetshme dëshmorit Nazmi Muzlijaj, lavdi Artonit (Zogaj) dhe Nimanit (Dreshaj), që ranë përkrah teje. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Gjocaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kopje e lojës “Super Mario 64” është shitur në…