Bahtiri thotë se në raundin e parë do t’i fitojë zgjedhjet në Mitrovicë me 65 për qind
18 korrik 2021
| 14:47
Kryetari aktual i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se më 17 tetor do të fitojë në raundin e parë me 65 për qind.
“Asnjë ‘sondazh’ imagjinar e anonim nuk mund të na ndalë për fitoren me 65%+ që në raundin e parë”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Bahtiri i ka bërë thirrje opozitës që të bëhen bashkë se nëse garojnë veç e veç rezultati i tyre do të jetë për keqardhje.
“Njëkohësisht, i ftoj gjithë opozitën në Mitrovicë të bëhen bashkë, sepse nëse garojnë veç e veç rezultati i tyre do të jetë për keqardhje”, ka shkruar Bahtiri.