Ja sa pacientë me Covid janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet rajonale

19 korrik 2021 | 13:45

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se në klinikat Covid të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 102 pacientë.

Sipas ShSKUK-së, 16 nga pacientët janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

2 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore ndërsa 54 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë i plotë i ShSKUK-së:

Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen  102 pacientë.

Prej tyre, 16 janë të konfirmuar pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore, sipas raportit të punës për datën 19 korrik 2021.

Në QKUK janë të shtrirë 93 pacientë, 8 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 51  me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 48  pacientë, 2 në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë

Në  tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 9  pacientë

8  të konfirmuar pozitivë

3 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i  Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 2  pacientë

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe zëvendësshefi i misionit…