Kurti në takim me Vuçiqin, Hoti ia kujton kushtet e “harruara” për dialog

19 korrik 2021 | 17:03

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka raportuar as para dhe as pas takimit të dialogut në Bruksel, ashtu siç kishte kërkuar vetë ai kur ishte në opozitë.

Hoti ka thënë se kryeministri Kurti më herët kishte premtuar se nuk do të fillonte dialogun me Serbinë pa kërkim falje nga ana e tyre për gjenocidin në Kosovë.

Postimi i plotë i Hotit:

Sot po mbahet takimi në kuadër të dialogut me palën serbe në Bruksel. Disa çështje për përkujtim për të gjithë:

1.Raportim për dialog në Kuvend nuk është bërë siç kërkohet me rezolutën e propozuar nga vetë ata që tani po dialogojnë, e cila rezolutë thotë se “Kryeministri duhet të raportojë në Kuvend para dhe pas çdo takimi në Bruksel”.

2.Platformë për dialog nuk është prezantuar në Kuvend, ku do të përcaktoheshin parimet dhe objektivat e dialogut. Në vend të kësaj, janë prezantuar katër pika në një konferencë për medie në Bruksel, të cilat në fakt e ruajnë “status quo” sa i përket marrëdhënieve në mes të dy vendeve, për të cilën gjë është e interesuar pala serbe.

3.Kërkim falja nga pala serbe para se të nisë dialogu është harruar.

4.Kushtëzimi i dialogut me zbardhjen e fatit të të pagjeturve është harruar.

5. Masat e reciprocitetit, që ishin çështje javësh pas formimit të qeverisë, janë harruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi për Menaxhimin e Emergjencave ka marr vendim që të…