Haki Abazi kandidat për Prishtinën? Bën një postim për gjendjen në kryeqytet

19 korrik 2021 | 18:03

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me gjendjen e një rruge në kryeqytet.

“Ky është standardi i punëve publike në kryeqytetin tonë që ka edhe ligjin edhe statusin e kryeqytetit,” – shkruan z. Abazi derisa ndan edhe fotografitë e gropës në fjalë.

Ai pretendon se gropa e pasiguruar dhe e rrezikshme kishte qëndruar e hapur “me javë të tëra” duke shkaktuar probleme në trafik dhe humbje te bizneset dhe dëmtuar viktimat, përcjell Periskopi.

Në mënyrë të nënkuptueshme ai ka nxitur qytetarët që të reagojnë për rrugët e kryeqytetit.

Në anën tjetër, Vetëvendosje ende nuk ka një emër për kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës. Emri më i përfolur ishte ai i Arben Vitisë, por i cili tashmë ushtron një funksion të rëndësishëm ekzekutiv, si Ministër i Shëndetësisë.

Nuk dihet nëse z. Abazi ka pasur interes për një gjë të tillë.

Statusi i plotë:

Ky është standardi i punëve publike në Kryeqytetin tonë që ka edhe ligjin dhe statusin e Kryeqytetit. Shenja e rrugëve në foto, është vendosur para pak muajve me paratë e qytetarëve dhe është demtuar përgjithmonë, me qindra të njejta janë dëmtuar njejtë. Gropa e pasiguruar, e rrezikshme ka qëndruar e hapur me javë të tëra dhe ka shkaktuar kaos në trafik, ka shkaktuar humbje tek bizneset dhe rruga e grryer me muaj ka dëmtuar makinat. Vërtet është për lakmi sa shumë durim ka qytetari ynë, mërgata jonë që sa herë që vjen e gjenë çdo rrugë të gropuar dhe çdo trotuar të “qartur”.

https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/07/218498748_10158044730780718_1261062526636882351_n.jpg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit në Bruksel me…