Do të kërkojmë llogari nga Qeveria Kurti për zhvatjen e qytetarëve me taksën prej 5 euro për automjete

19 korrik 2021 | 18:07

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Grupi Parlamentar i kësaj partie, do të kërkojë llogari nga Qeveria Kurti, për shkak, siç e quan ai, ” zhvatje të qytetarëve me taksën prej 5 euro për automjete”.

Tahiri në një postim në Facebook tha se Qeveria nuk ka kthyer përgjigje nëse do të jetë prezente në seancën e radhës, për të diskutuar për këtë temë.

“Por ne si grup parlamentar, nuk do të tërhiqemi nga kërkesa për debat parlamentar në një nga seancat e radhës, si dhe nuk do të ndalemi deri në anulimin e kësaj kontrate që varfëron qytetarët pa sjellë kurrfarë dobie për ta”, shkroi Tahiri ndër të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të këtij unioni,…