Dogana sekuestron mbi 500 litra pije alkoolike dhe rreth 2000 litra pije joalkoolike

19 korrik 2021 | 21:25

Dogana e Kosovë pas një hetimi disa ditor ka arritur që të sekuestrojë sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike si dhe parave  të falsifikuara në rajonin e Perëndimit.

Operacioni ka filluar sot rreth orës 13:00 në Rogovë të Hasit dhe në Xërxë.

Objekt kontrolli kanë qenë 10 lokacione të dyshimta për prezencë të mallrave pa mbulesë.

Mallrat e sekustruara janë pije alkoolike të  llojeve të ndryshme si: Jack Daniels, Jagermeister, Smirnof, Ballantimes, Gordon’s, Vodka , birra  dhe verëra te ndryshme si dhe nje sasi e konsiderueshme  e pijeve jo alkoolike.

Derisa gjatë kontrollimi janë hasur në para falsikuara, respektivisht monedha.  Rasti I parave ë falsifikuara i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Dogana fton qytetarët të lajmërojnë raste përmes 080050095 ose rrjeteve sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e…