Shtrëngimi i duarve nuk lejohet, masat që u caktuan për faljen e namazit të Bajramit

19 korrik 2021 | 21:50

Falja e namazit të Festës së Kurban Bajramit do të bëhet me respektim të masave kundër Covid-19. Gjithçka është gati për faljen e Bajramit.

Këtu në xhaminë e madhe në kryeqytet janë bërë përgatitjet e duhura që festa e Kurban Bajramit të falet me xhemat.

Por duke respektuar masat kundër virusit korona.

Sipas zëvendësimamit të kësaj xhamie këto masa janë caktuar në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Për të shmangur plotësisht infektimin me Covid-19, përveç mbajtës së distancës besimtarët nuk do të shtrëngojnë duart e njëri-tjetrit për të bërë bajram.

E qytetarët do të mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e oborrit për ta falur namazin. Kurse myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërrnava bëri thirrje për më shumë solidaritet në këtë festë.

Falja e namazit të Bajramit bëhet të martën në ora 05:51.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çatinë e shkollës “Dëshmorët” në fshatin Zhilivodë të komunës së…