Nja dy-tri fjalë për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Greqia

19 korrik 2021 | 23:39

Shkruan: Uk Lushi

Gjasat janë shumë të mëdha që Greqia së shpejti do ta njeh Kosovën. Mirëpo kjo njohja nuk do të vije si rezultat i altruzimit të politikës së jashtme greke dhe as si pasojë e aftësisë speciale të politikës së jashtme të Kosovës për të ndikuar në Greqinë.

Njohja do të vjen për shkak të:

1) interesave dhe përfitimeve të Greqisë në disa drejtime dhe veçanërisht në projektet energjetike rajonale, konkretisht të gazit natyror, disa nga to të diskutuara në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020;

dhe,

2) presionit të Amerikës, pas premtimeve të Amerikës për Greqinë në disa projekte të mëdha regjionale ku marrin pjesë edhe SHBA, Izraeli dhe vende tjera.

Për Kosovën çdo njohje është e mirë. Nuk ka dyshim. Marrëdhëniet e mira mes popujve grek dhe shqiptar dhe marrëdhëniet tona të mira me çdo popull fqinj duhet të na gëzojnë. Mirëpo njohja e Kosovës nga Greqia nuk duhet të shndërrohet në rast të njëjtë si dikur puna e Marrëveshjes së Edukimit më 1 shtator 1996 mes Serbisë dhe Kosovës e ndërmjetësuar nga Komuniteti i Shën Exhidios, e cila e përhijezonte dhe ulte në nivel çështjen madhore të shtetësisë duke vendosur partikularen mbi esencialen.

Që të lëvizë Kosova para, vis-à-vis hyrjes në NATO dhe BE, duhet të shënjestërohen njohjet nga të 4 respektivisht 5 vendet mosnjohëse të Kosovës në paketë. Njohja një nga një e rrit çmimin për Kosovën dhe shqiptarët në maksimum kurse e ulë në minimum për vendet njohëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UASHINGTON – Një gjykatës federal të hënën dha një dënim…