Ata që kanë pasur të vaksinohen sot, Ministria e Shëndetësisë u tregon kur
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se qytetarët që kanë pasur vaksinimin për sot, në Ditën e Kurban Bajramit, vaksinën mund ta marrin të mërkurën, më 21 korrik.
MSH njofton se terminet e vaksinimit do të jenë të njëjta.
Lexoni të plotë njoftimin:
Qytetarët që kanë pasur termin për vaksinim për me datë 20.07.2021, vaksinat do t’i marrin të mërkurën, me datë 21.07.2021.
Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër Covid-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit.
Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para.
Në të njëjtën kohë, MSh u ban thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19.