Bashkësia Islame organizon pritje deri në orën 12.00
20 korrik 2021
| 08:24
Bashkësia Islame e Kosovës, si për çdo festë fetare islame, edhe për këtë të Kurban Bajramit do të organizojë pritje për urime. Pritja tradicionale do të nisë nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në 12:00.
Në krye të pritjes do të jetë myftiu Naim Tërnava.
Për urime në BIK rëndomë shkojnë përfaqësues fetarë të besimeve të tjera në vend dhe përfaqësues shtetërorë dhe partiakë.