Burri dhe kunatat e bëjnë për spital gruan nga Istogu
20 korrik 2021
| 08:43
Një grua nga Istogu është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe motrat e tij.
Pas sulmit, ajo ka kërkuar ndihmë mjekësorev.
“Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe kunata (motra e burrit) të dyshuarit kosovar-e”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Në këtë raport thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.