Ipeshkvi Dodë Gjergji uron myftiun Tërnava: Të festojmë bashkë
20 korrik 2021
| 11:35
Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, uroi besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke e cilësuar këtë festë si bashkim ndërvllazëror.
Këtë e tha gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.
“Sakrifica është vlera dhe vërtiti i secilit besimtarë dhe dimë ti kushtojmë rëndësi të veçantë. Është moment i mirë që në këtë dite feste bashkë festojmë dhe të lutemi për ata që kanë shkuar në amshim si pasojë e atyre që kanë humbur jetën gjatë pandemisë”, ka thënë ai.