Ramiz Lladrovci uron Kurban Bajramin

20 korrik 2021 | 12:17

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar qytetarët e komunës dhe të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Z. Lladrovci ka shkruar në urimin e tij se “në këtë ditë feste, në veçanti uroj familjet e dëshmorëve dhe të gjithë kontribuuesit e lirisë tonë, duke rikujtuar sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët na dëshmuan se liria është më e çmueshme se jeta”.

Përkushtimi, sakrifica dhe solidariteti, uroj të jenë vlera që na bashkojnë, si çdo herë, ka theksuar në urimin e tij, z. Lladrovci.

Ja urimi i plotë:

Gëzuar festa e Kurban Bajramit!
Qytetarë të komunës së Drenasit, besimtarë të fesë islame, ua uroj festën e Kurban Bajramit, me dëshirat më të mira për shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.
Në këtë ditë feste, në veçanti uroj familjet e dëshmorëve dhe të gjithë kontribuuesit e lirisë tonë, duke rikujtuar sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët na dëshmuan se liria është më e çmueshme se jeta.
Kujtojmë me nderim punën e përkushtimin e personelit shëndetësor, zyrtarëve dhe administratës komunale në shërbim të qytetarëve gjatë pandemisë, sfidën e vazhdueshme për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të komunës tonë.
Përkushtimi, sakrifica dhe solidariteti, uroj të jenë vlera që na bashkojnë, si çdo herë.
Urime dhe gëzuar festa e Kurban Bajramit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ia…