Juve dhe Barça po projektojnë një super shkëmbim

20 korrik 2021 | 18:02

Juventus dhe Barcelona po mendojnë për një shkëmbim interesant në merkato mes Griezmann dhe Dybala-s.  Sipas “L’Equipe”, katalanasit synojnë të largojnë me patjetër sulmuesin kampion bote, i cili nuk ka arritur të përshtatet si duhet në “Camp Nou”. Për më tepër, me afrimet e Memphis Depay dhe Sergio Agueros, 30-vjeçari ka zbritur në hierarkitë e ekipit dhe nuk ka më vend në formacionin titullar.

Pasi nuk arritën të realizonin rikthimin e Griezmann te Atletiko e Madridit, në këmbim te Saul Niguez, “blaugranat” do t’ia propozojnë shkëmbimin klubit italian. Dybala është mes preferencave të drejtuesve të klubit, por edhe një lojtar të cilin Lionel Messi do të dëshironte ta kishte përkrah, ndërsa sakrifikimi i Griezmann do të ndihmonte spanjollët të rregullonin bilancin financiar, për të kursyer te pagat e larta.

Pasi publikoi lajmin e bujshëm, e përditshmja franceze theksonte se për momentin shkëmbimi Griezmann-Dybala është thjesht një hipotezë. Një operacion i tillë duket i vështirë edhe për faktin se argjentinasi është në planet e trajnerit Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Personaliteti i madh dhe i jashtëzakonshëm i luftës…