Roma arrin marrëveshje me Xhakën

20 korrik 2021 | 18:07

 

Roma thuhet se po përgatit një ofertë të re për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, por një marrëveshje duket më afër tani që Topçinjtë kanë transferuar Albert Sambi Lokonga.

Xhaka është shfaqur si objektivi kryesor i José Mourinho për Giallorossi dhe Roma duket se janë afër sigurimit të shërbimeve të kapitenit të Gunners, i cili po bën presion për t’u larguar.

Sipas korrespodentit të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, gjigandët e Serie A tani po përgatisin një ofertë të re për të nënshkruar 28-vjeçarin i cili tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Romën, shkruan footballitalia.

Sipas Il Corriere dello Sport, Xhaka do të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare, 2.5 milionë euro në vit me gjigantët e Serie A, por një marrëveshje përfundimtare me Arsenalin nuk është arritur ende.

Roma ka ofruar 15 milionë euro plus bonuse për të nënshkruar kapitenin e Zvicrës, por Arsenali dëshiron që gjigantët e Serie A të rrisin ofertën e tyre.

Sidoqoftë, Topçinjtë njoftuan nënshkrimin e Lokonga të hënën dhe 21-vjeçari pritet të zëvendësojë Xhakan, që do të thotë se marrëveshja midis Topçinjve dhe Romës mund të jetë afër përfundimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të infektuarve kryesisht nga varianti Delta po shtohot…