Aksident me vdekje në aksin Rubik – Rrëshen
20 korrik 2021
| 18:26
Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën shoferit të një makine tip “Range Rover” në Rrugën e Kombit në aksin Rubik-Rrëshen.
Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:22 ku një autobus është përplasur me mjetin “Range Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.
Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.