15 të vdekur dhe 42 të plagosur në sulmin në Afganistan

13 maj 2018 | 21:52

Të paktën 15 vetë kanë humbur jetën dhe 42 të tjerë janë plagosur në një sulm të koordinuar kundër ndërtesave qeveritare në jug të qytetit afgan Jalalabad.

Zyrtarët lokalë thanë se forcat e sigurisë afgane kanë luftuar për disa orë të tëra kundër grupit të sulmuesve.

Vetura me bombë ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës për menaxhim financiar para se një grup i armatosur prej gjashtë personash nisën të shtien dhe të hedhin granata dore në drejtim të saj, thanë zyrtarët.

Forcat e sigurisë kanë vrarë gjashtë sulmues dhe kanë shpëtuar rreth 50 punonjës që ishin në ndërtesë në kohë e sulmit, transmeton ksp.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë lidhur me sulmin.

Forcat e sigurisë së Afganistanit po luftojnë kundër talibanëve dhe ISIS-it qëkur SHBA dhe NATO në vitin 2014 përfunduan misionin e tyre luftarak në këtë vend, duke lënë vetëm misionin për luftë kundër terrorizmit.

Talibanët që nga ajo kohë kanë marrë rajone të tëra përgjatë vendit dhe muajve të kaluar sikurse ISIS-i, kryen sulme në Kabul, në të cilat humbën jetën shumë njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vëzhguar…