![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/05/BFD3E3B6-BC29-4506-B334-CACC0E26BEB6.jpeg)
Më 17 maj përkujtohen dëshmorët e fshatit Shqiponjë
14 maj 2018
| 08:58
Më 17 maj në fshatin Shqiponjë nga ora 11:00 deri në orën 12:00 do të mbahet manifestim me rastin e 19-vjetorit të ditës së dëshmorëve të komunës së Gjakovës dhe ditës së çlirimit të fshatit Shqiponjë.
Ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 13:00 në Kompleksin Memorial në fshatin Shqiponjë do të mbahet tubim përkujtimor në nderim të dëshmorëve.