![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/ldk.jpg)
LDK-ja: Qeveria Kurti, qeveri e praktikantëve
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas vendimit që ka marrë qeveria për të pezulluar vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrimin e automjeteve.
LDK-ja Qeverinë Kurti e ka quajtur “Qeveri e praktikantëve!”.
“Anulimi i pagesës prej 5 eurove, pjesë e një procesi të dyshimtë është përfundim i vetëm logjik. Gjithsesi, nënshkrimi i kontratës fillimisht e më pas anulimi i saj – pas presionit publik – me pretekstin që duhet bërë analizë, tregon se sa të papërgatitur e joprofesionistë janë anëtarët e Qeverisë së Praktikantëve”.
“Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Mbi të gjitha, Lidhja Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë që të hetojë gjithë procesin në fjalë dhe dëmet eventuale financiare që mund të krijohen nga një aferë e aventurë e tillë”, është thënë në reagimin e LDK-së.
Sot zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se kjo ministri ka vendosur që ta pezullojë vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.