![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/EA3BBE0E-3672-4CD7-AF4C-C1DECAD0219C.jpeg)
Bien përkohësisht uebfaqet e shumë kompanive nëpër botë
Uebfaqet e disa kompanive të fluturimit, bankave dhe uebfaqeve të teknologjisë u rikthyen pas një rënieje masive të enjten.
Ky incident i gjerë ishte i treti i shënuar në vetëm dy muaj, duke ngritur alarm nëpër rrjete sociale.
Në këtë incident ishin të përfshira edhe disa uebfaqe të Radios Evropa e Lirë.
Ofruesi i shërbimeve “Akamai” ka alarmuar për incidentin në shërbim duke theksuar se ka ndodhur një ndërprerje e pjesshme në uebfaqen e tyre.
“Ne kemi zbatuar një zgjidhje për këtë çështje dhe duke u bazuar në vrojtimet momentale, shërbimi po vazhdon në operim të zakonshëm”, thanë ata në “Twitter” më vonë.
Uebfaqet e “Delta Air Lines”, “Costco”, “American Express” dhe “Home Depot” ranë përkohësisht të enjten.
Në qershor, rënia e uebfaqeve i goditi rrjetet sociale, uebfaqet e mediave dhe ato qeveritare nëpër botë, duke bërë që disa të drejtojnë gishtin te një problem te një ofrues i shërbimeve i bazuar në SHBA.