Al Khelaifi: Neymari qëndron te PSG-ja

14 maj 2018 | 11:19

Pasi festoi titullin kampion të Paris Saint Germainit në Francë, presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi, u pyet për të ardhmen e Neymarit.

Al Khelaifi dha një përgjigje të prerë: “Do të qëndrojë 2000 %. Jam i sigurt për këtë. Ai dëshiron të qëndrojë te PSG-ja”. Deklarata të tilla mbështesin ato të Neymarit, i cili, për t’i qetësuar tifozët, u shpreh mbi një largim të mundshëm te Reali: “Jam i nderuar që mbaj këtë fanellë dhe dua t’i gëzoj fansat tanë”.

“Le Parisien” ka shkruar ditët e fundit se sulmuesi brazilian u ka thënë shokëve të ekipit se dëshiron të transferohet te Reali i Madridit. Operacioni do të jetë i vështirë, pasi PSG-ja nuk do ta shesë për më pak se 300 milionë euro një futbollist që e bleu verën e kaluar për 222 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mohamed Salah ka shkëlqyer në këtë edicion me fanellën e…