![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/pacolli.jpg)
Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve nga aksidenti në Kroaci
25 korrik 2021
| 10:45
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas aksidentit që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku një autobus i linjës Franfurt-Prishtinë është rrokullisur dhe raportohet se të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve.
“Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve”, ka shkruar Pacolli.