Bëhuni gati për vapën afrikane. E tërë java me temperatura mbi 35 gradë

25 korrik 2021 | 14:23

“Prishtina Weather” ka njoftuar se kjo javë do të jetë e nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë mbi 35 gradë.

Njoftimi i plotë i “Prishtina Weather”:

25.07.2021 – Java që lamë pas, na solli mot relativisht më të freskët, ndërkaq java e fundit e korrikut do të na sjell vapën afrikane me temperatura mjaft të larta, edhe mbi 35C.

Do të mbajë mot kryesisht me diell, megjithëse orëve të pasdites ditëve të para të javës, përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të vransirave, e ditën e hënë dhe mërkurë, priten mundësi edhe për rrebeshe shiu e bubullima.

Vapa afrikane që shtrihet mbi rajonin tonë, do të sjell edhe koncetrime të pluhurit saharian, që në këto ditë ka gjasa të ndikojë në rritjen e koncentrimit të grimcave të materies, me ç’rast edhe indeksi i cilësisë së ajrit do të kalojë në vlera mesatare, e herë herë edhe në vlera të dobëta.

Po ashtu, sipas parashikimeve edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të shënojnë rritje orëve të pasdites, që shtynë indeksin në vlera mesatare, vende-vende edhe në të dobëta.

Gjatë këtyre ditëve kryesisht me intervale më të gjata me diell dhe vapë, indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta, prandaj në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

26.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite me zhvillime të vransirave, e përreth viseve malore priten edhe rrebeshe me bubullimë.
27.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
28.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth relieveve priten zhvillime të vransirave, me mundësi edhe për rrebeshe me bubullimë.
29.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
30.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 17C deri 20C, e maksimalet shënojnë rritje edhe mbi 35C deri në 37C, edhepse vende-vende mund të arrijnë vlera edhe prej 38C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi 2-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, më pas gradualisht në rënie përreth vlerave normale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është vendosur një rekord bote në not në ditën e…