Hoti: Qeveria nuk ka legjitimitet për të vazhduar më tutje

14 maj 2018 | 12:08

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se koalicioni qeverisës ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se nuk ka logjikë të shëndosh që partitë opozitare të bëjnë opozitë normale, pasi që vet funksionimi i Kuvendit është vënë në pikëpyetje.

“Pa një shumicë Qeveria e vendit nuk ka legjitimitet të vazhdojë punën. Kanë filluar të dështojnë dhe mbledhjet e Qeverisë. Kryeministri ka dështuar se nuk ka kontroll mbi ministra dhe institucionet. Ministrat marrin vendime mbi interesat personale. Kryeministri ka filluar të dal në terren pa kompetence për të premtuar themelimin e komunave të reja. Kemi iniciuar tryezat e partive politike me të vetmit qëllim që të caktohet data e zgjedhjeve. Përmes tryezave i kemi dhënë mundësi dialogut dhe gjërat të qartësohen”, ka thënë Hoti në tryezën e organizuar nga LDK-ja me shoqërinë civile.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Jean-Pierre Cabestan Shkaqet e drejtpërdrejta të përparimit diplomatik të…