Mot i nxehtë këtë javë

26 korrik 2021 | 09:11

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë me dije së java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë.

Kjo situatë meteorologjike sipas IHK-së vjen si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë celsius.

Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adoleshentja Nishiya Momiji e Japonisë ka fituar evenimentin për skateboardin…