Propozohen edhe tri data për ditë memoriale

14 maj 2018 | 13:54

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka votuar pro propozimit që 24 qershori të jetë ditë memoriale për komunitetin egjiptian dhe 15 shkurti e 28 korriku për komunitetin serb.

Kryetari i këtij komisioni, Igor Simiq, ka thënë se ky propozim se pari do t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit për procedim.

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka thënë se këto data do të jenë vetëm ditë përkujtimi dhe nuk do të ketë pushim.

“Këto ditë janë vetëm ditë përkujtuese. Nuk ka pushim, thjesht e kanë të drejtën për përcaktimin e një dite ku mbahen aktivitetet. Mendoj se është momenti i duhur ta kemi përkrahjen tuaj në mënyrë që të plotësohet një kriter kushtetues”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Astana të Kazakistanit ka nisur raundi i nëntë i…